Një nënë ka vendosur që të bëjë para duke shoqëruar meshkujt nga mosha 18 deri në 75 vjeç.
Michelle Smith, 33 vjeç, nga Londra Lindore kishte për të paguar një borxh prej 25 mijë paund në kartën e saj të kreditit dhe paga që ajo merrte nuk ishte e mjaftueshme.
Një ditë ishte duke biseduar me mikun e saj lidhur me problemet ekonomike më të cilat po përballej dhe ai i sugjeroi që ajo të bëntë para duke u ofruar shoqërinë e saj meshkujve, por jo në këmbim të seksit, ka thënë ajo për Sun Online.
Michell hapi një faqe në rrjetet sociale e quajtur Faceparty ku vendosi foto të saj dhe shpjegonte se ishte në dispozicion për takime.
Menjëherë ajo pati një fluks kërkesash, përfshirë dhe një grua, ka thënë ajo.
“Klientët nuk më paguajnë për kohën time, por nëse duan, më japin dhurata apo para kesh.
Shumica e tyre më japin mes 150 dhe 250 paund në natë, është totalisht dëshira e tyre.
Unë nuk kam një çmim, gjithashtu nuk me duhet të paguaj taksa.
Marr pothuajse çdo natë stoli, rroba dhe shishe shampanje”, ka thënë ajo.
Gjithashtu 33-vjeçarja rrëfen se ka pasur dhe nga ata klientë që i kanë ofruar bizhuteri me diamante, fustane që kapin vlerën e 800 paundve, apo edhe shuma të mëdha parash. Sigurisht pa përfshirë drekat dhe darkat.
“Kur shkoj në takime, secili nga klientët ka preferencat e tij lidhur me veshjen dhe unë i respektoj, në varësi të vendit që shkoj”.
Michelle ka thënë se një pjesë e klientëve me të cilët ajo është frekuentuar më shpesh kanë rënë në dashuri me atë.
“Ka pasur nga ata që kanë rënë në dashuri dhe madje njëri prejt tyre më ka ftuar të shkojmë në Dubai, në banesën e tij.
Ka shumë nga ata që më thonë për të kryer marrëdhënie seksuale duke më ofruar më shumë para por unë nuk kam pranuar”.