Ballina Aktualitet Lajme Ditari i një kurtizane shqiptare në Greqi

Ditari i një kurtizane shqiptare në Greqi

E diel, 27 dhjetor 2009

Sot e kisha pushim. Djali shkoi ne frontistirion e Anglishtes e prej andej do te shkonte ne Akademine e Futbollit dhe une mbeta vetem. Ktheva permbys gjithe shtepine. Pastrova, lava e shplava gjithçka. Me pas, siç thote Nadja, shoqja ime ruse, “i dhashe vetes shperblim” nje xhiro ne qender. Me pelqen te shetis ne “Ermou”. Dal atje edhe kur nuk kam plan per te blere ndonje gje. Shikoj dyqanet, provoj ndonje rrobe apo ndonje pale kepuce. Me pelqen te provoj rroba. I vesh, shkoj para pasqyrave te medha dhe admiroj veten. Po te kisha lindur ne Tirane, do te isha bere topmodele mbase, ndersa ne qytetin tim ky zanat vetem enderrohej. Qyteti im, edhe pse afer qendres se rrethit ishte shume konservator. Veç kesaj, gjithnje kam patur vellain qe me rrinte çekan ne koke dhe nuk me linte te beja asgje nga ato qe pelqeja une. Ndaj pothuajse nuk mbaj mend asgje te bukur nga adoleshenca ime…

U futa ne “Eleftorudakis” te blija ndonje gazete. E kisha zakon qe te blija nje apo dy gazeta kur kisha pushim. Me shume me terhiqnin revistat dhe “dhorot”qe kishin me shumice ato sesa shkrimet e gazetareve… Po shihja raftet e mbushura me libra, kur vemendjen ma terhoqi nje liber i vogel. Sa e pashe, zemra filloi te me rrahe fort…

E mora nga rafti dhe fillova ta shfletoj. E mbylla shpejt duke pare rreth e rrotull. Me erdhi turp. Eh, cfare tipi jam une! Ka momente qe jam e turpshme si te isha nje virgjereshe 15 vjecare, ka momente te tjera qe nuk me behet vone per asgje dhe mund te heq rrobat nje e nga nje para njeqind njerezve.

E mora librin, e mbeshtolla me tufen me gazeta qe kisha zgjehdur dhe shkova te paguaja. Pashe rreth e rrotull. Isha ne “momentet e vajzes se turpshme”. Me dukej sikur te gjithe rreth e rrotull me shikonin. Nuk i duroj dot shikimet direkte te njerezve. E kam patur kete te keqe qe e vogel dhe vazhdoj ta kem deri tani qe po u afrohem te tridhjetave. “Edhe ti je si ajo” me dukej sikur do me thoshin te tjeret kur te lexonin titullin e atij libri.

E skuqur  ja dorezova vajzes qe punonte te arka. Ajo ishte nje vajze e re, bjonde, shume e bukur, e veshur ne menyre provokuese me nje bluze te hapur qe i tregonte pothuajse gjithe gjoksin. Edhe ajo me pa ne sy ne menyre te vecante. Duhet te jete lesbike, mendova. Ose ndofta me kuptoi. “Te jete c’te doje e shkofte ne djall”, e mallkova me vete…

E futa shpejt e shpejt ne cante qesen me librin bashke me gazetat. Kur pashe datat e tyre u kujtova. Neser mbushej nje vit plot nga dita qe fillova pune. “Dhurate te bukur i bere vetes per njevjetorin”, i thashe vetes dhe qesha. Nje djalosh, qe nga fytyra dukej qe ishte shqiptar, diç me foli. Degjova vetem “kukla mu”. Kujtoi se i qesha atij si dukej… Vazhdova rrugen…. Atmosfera e vitit te ri ndjehej gjithandej. Qendra e Athines, ose me sakte sheshi “Sindagma” me pelqente. Sivjet, shyqyr Zotit, demonstratat nuk zgjaten shume, se kishte dy vjet qe nuk e ndjenim fare nderrimin e viteve.

E lashe “Ermoun” dhe sportin tim te preferuar, proven e rrobave, dhe morra rrugen per ne shtepi. I ngrita doren nje taksie qe me ndaloi te kembet e mia. Nuk me durohej sa te lexoja librin, por me vinte zor ta hapja ne sy te shoferit, nje grek tipik, me mustaqe te holla qe dukej, ne fakt, se interesohej vetem per ate cka thoshte Radio ne lidhje me mbledhjen e qeverise.

Shkova pothuajse me vrap ne shtepi. Nuk me durohej sa hapa librin. “The diary of a callgril”. “Ditari i nje prostitute”, thashe me vete, me ze dhe fillova ta lexoj si e cmendur. Anglishten e kisha mesuar mire ne qytetin tim. Kisha nje mesues plak, te persekutuar qe kishte mbaruar shkollen e Fulcit dhe qe e kishte kaluar gjithe jeten neper burgje. Ai me kishte shume qejf dhe ma mesonte me merak gjuhen. Ne fakt, kisha talent per gjuhe te huaja. “E per cfare nuk kisha talent une?!”, buzeqesha me vete…

U cova, i bera cunit per te ngrene dhe u shtriva prape. Librin e mbarova brendas nates. E me pas, nuk me zuri qe nuk me zuri gjumi. Nje vit i jetes sime me erdhi si ne nje sekonde para syve. Dhe krahasoja jeten time me ate te vajzes se librit. Nuk e di pse historite e saj me dukeshin asgje para te mijave. Historite e saj me dukeshin te akullta, te veshura me rroba shik, me Channnel, Yves Saint Lorent, Versace. Ndersa te miat… Historite e saj mbanin ere parfum Dior e Barbury, ndersa te miat ere djerse e kembesh te palara… U ula ndenjur mbi krevat dhe mbylla syte. Me erdhen para sysh te gjitha ngjarjet e jetes sime, me nje intensitet mbytes, si uji qe del nga turbinat e hidrocemtraleve. Dhe fillova te shkruaja, te shkruaja si e cmendur,. Lumi i fjaleve qe rridhte nga truri nuk perballohej nga dora ime. Shkruajta, shkruajta, shkruajta derisa u gdhi e me pas. Shkruajta gjithe jeten time. Kisha qe ne gjimnaz pa shkruar. Atehere madje kisha botuar te “Zeri i Rinise”ca vjersha dhe nje skice. Dhe vendosa te mbaj ditar, te shkruaj cdo gje qe me ndodh gjate dites. Mbase botoja edhe une nje dite nje liber si ky i vogli qe kisha ne dore, nje liber qe te ishte bestseller, por nje best seller qe te mos mbante ere parfumi, por ere djerse, ere gjak… Dhe kete vendim e mora fiks nje dite para se te mbushej nje vit nga fillimi i punes sime, i punes qe me vinte rende ta mendoja dhe nuk me vinte rende ta beja.

Gjithçka nisi qekur u ndava me Janin. Kujtoja se kisha arritur lumturine e vertete kur u martova me te. U martova me nje grek ne gjendje te mire ekonomike dhe bera nje femije me te…! E ç’desha më shumë nga jeta?! Kështu mendoja në atë kohë dhe fillimi ishte vertet i bukur. Çdo gjë më dukej parajsë. Sa nuk fluturoja. Por ato gjera qe lumturia e casteve te para nuk me linte t’i shihja, ato ma bene te padurueshme jeten me te… M’u kujtua im ate qe me thoshte: “Kur sapo njeh nje njeri me te cilin mendon te kalosh jeten, nuk duhet te kesh per te asnje verejte, se kjo puna e pasionit, eshte si ajo qe ndodh me nje vazo porcelani qe te pelqen shume. Duhet qe  ajo te mos kete asnje te çare a te gervishtur sado te vogel, sepse me kalimin e kohes ajo e gervishtur do te zmadhohet dhe do të të dalë fare vazua nga qejfi”. Kështu më thoshte im atë. Nuk e di se ku e kishte lexuar apo dëgjuar këtë shprehje, por e thoshte shpesh sa herë që binte fjala për martesën time…

Jani ishte tmerresisht xheloz. E kisha vene re kete qe ne fillim por nuk e quaja gjë të keqe, madje, te them te verteten, me pelqente xhelozia e tij, se tregonte se ai me donte…. Ra ne dashuri me mua qe ne shikimin e pare, qe kur me pa te supermarketi “Galaksia”, para shtepise sone…

Une kisha shkuar ne Greqi me prinderit dhe me vellain në kohën e firmave piramidale. U detyruam sepse në Shqipëri mbetëm pa shtëpi. E shitëm atë për të marrë një tjetër, më të madhe dhe paratë i futëm te Gjallica. Por bashkë me firmën u zhdukën edhe paratë tona. U detyruam të merrnim rrugën e Greqisë. Në Shqipëri nuk kishim as shtëpi, as punë, asnjë gjë. Mamaja ishte me kombësi greke dhe e patem kollaj për dokumentat…

Pak kohë pasi arritëm këtu, vëllai u zu keq me ne te gjithe dhe iku nga shtepia. Shkak u bë droga. Nuk e di se si u ngatërrua vëllai im me “mallin”, siç i thoshte ai. Unë e mora vesh e para. Në fakt nga unë ai nuk fshihej. Ma tha troç. Nuk rroj dot pa “mall”. Filloi të harxhonte gjithnjë e më shumë para. Arriti deri aty sa filloi të merrte nga lekët e shtëpisë. Aty filloi sherri me babain. U zunë keq. Me grushta. U gjakosen që të dy. Që nga ai moment vëllai iku nga shtëpia. Me mua u takua edhe ca herë të tjera, pastaj gjithnjë e më rrallë flisnim e akoma më rralle takoheshim. Tani eshte ne Amerike. As aty nuk i kishte punët mirë. Merrte heroinë. U katandis si mos me keq. Tanime me ne nuk komunikon fare, madje nuk e di nëse është i gjallë apo i vdekur…

Pak muaj pasi iku vëllai, më vdiq babai dhe mbeta vetëm me nënën e sëmurë…

Nuk e di si e përballova vdekjen e babait. Jo vetëm sepse e doja dhe më donte shumë, por edhe sepse ai vdiq fare-fare papritur. E shtypi nje makine ndërsa ishte duke punuar. Ishte duke pastruar barishtet anes rruges ne Imitos. Shoku që po punonte bashkë me të, më tha qe i kishte shkare kemba nga bordura, nje tjeter i kishte thene nje të njohurit tonë që babai ishte hedhur vete ne rrotat e makines. Edhe mundet. Kohët e fundit ai nuk ishte mire me nervat. Ikja e vellait qe e donte me shpirt, e kishte tronditur shumë te shkretin. Rrinte gjitha pasditen ne shtepi pa folur me asnjeri. Mamaja më kishte thënë që as me të nuk ia kishte qejfi të fliste. Shikonte televizor gjithë pasditen derisa flinte. Ende më duket e pabesueshme vdekja e tij…

Pas vdekjes së babait, mbeta vetëm me nënën e sëmurë. Në atë kohë, unë punoja ne nje kafeteri dhe ne shtepinë e një plake, kujdesesha per  te. Punoja shume. Nuk kishim asnje burim tjeter jetese ne shtepi se mamaja kishte zënë krevatin.

Pikerisht ne atë kohë u njoha me Janin. U njoha rastesisht, duke mbajtur radhen ne supermarket. Ai dukej shumë serioz. Me beri pershtypje ne fillim veshja e tij shik, sikur punonte ne ndonje banke. Ishte veshur me shume gusto, me një kostum blu, kemishë bojëqielli dhe kravatë blu te hapur. Ishte mbrapa meje në radhë. Me ndihmoi te vija gjerat mbi tapetin e arkes. Shkembyem disa fjale ne lidhje me nje shampo te re qe kisha blere dhe u ndame. Kur po ikja, ndjeva se po më shikonte, por nuk e ktheva kokën edhe pse, të them të drejtën, kisha edhe unë qejf ta shikoja edhe një herë… E pashë perseri te nesermen perpara shtepise ku banoja. Me foli vete i pari. U takuam dhe dy-tre here te tjera, besoj se jo rastesisht dhe u lidhem…

E pashe qe i pelqeja shume. E ndjeva se kishte rene ne dashuri kokë e këmbë me mua. Ne fakt, une isha shume e bukur. Jam marre me sport dhe balet ne qytetin tim dhe pa frikë isha nga vajzat më të bukura të ketij qyteti. E gjate, me trup pa asnjë të metë, me flokë të dendur, te zinj, me onde, me sy bojëqielli, bija menjeherë në sy të të gjithëve. Ndërsa ai, te them te drejten, nuk ishte simpatik, edhe pse në fillim m’u duk shumë i bukur. Ishte bjond dhe i dobet, me hundë pak të shtrembër. Nuk dukej si grek. Ata janë zakonisht brunë dhe të shëndoshë. Ai dukej si lindor ose edhe si shqiptar. Por mua, ne fakt, më pelqyen syte e tij bojë qielli te thelle. Ishin më të bukur se të mitë, edhe pse nuk i shkonin me pjesët e tjera të fytyrës…

Me Janin kishim shumë diferencë ne moshe. Ndofta kjo ndikonte që ai bëhej shpesh nevrik me njerezit qe na shihnin rruges te dyve. Ai bëhej nevrik qofte edhe kur ndonjë më shikonte pa thënë asnjë fjalë. Çdo dite e me shume filloi te behej xheloz. Kulmi arriti me lindjen e djalit. Arriti te me thoshte se nuk e kisha me te, nderkohe qe nuk i kisha lene asnje shkak. E kuptova qe kishte fiksime. Djali nuk ishte i vetmi fiksim i tiji. Kishte edhe manine e persekutimit. I dukej sikur e ndiqte policia ne lidhje me nje pastrim parash qe ishte bere ne banken ku punonte ai. U mbyll brenda ne shtepi. Kthehej nga puna, hiqte kostumin e kravaten, vishej me pizhama dhe nuk dilte më. Rrinte me orë të tëra pa folur me asnjeri. Filloi edhe të pinte. Pinte shumë derisa bëhej, si i thonë fjalës, “tapë” e nuk ishte i zoti as për veten e tij. E duroja pa folur. “Shyqyr, thosha, që në punë vazhdon të shkojë e na sjell rrogën të paktën…”

I thashe te vizitohej, por reagoi shumë keq. Më qëlloi me shpullë. Nuk ishte hera e parë që më godiste. Sa herë që nxehej e pinte, bëhej shumë agresiv. Keshtu vazhduam, me të shtyrë…E denoncova edhe në polici për rrahje, por nuk e di se si e mbylli çështjen. Pas kësaj, nuk përmbahej më. Vetëm pinte dhe për gjënë më të vogël nxehej. Në atë kohë e hoqën edhe nga puna. Gjetën pretekst që dega e bankës së tyre u mbyll dhe e nxorën në asistencë. Ai as u përpoq të gjente punë tjetër. Gjithë ditën rrinte në shtëpi, shihte televizor dhe pinte. Arriti një moment që nuk e duroja dot më. Gjeta një shtëpi me qira ne cepin tjeter të Athinës dhe ika bashkë me djalin…

Mbase nuk u mendova mirë, kur mora atë vendim, por nuk kisha rrugë tjetër. Ai ishte bërë i padurueshem. Mendova se do ta përballoja jetën vetë, por e pata shumë të vështirë. Pasi ika nga shtëpia e tij, ngela ne mes te kater udheve, vetëm me 1000 euro në bankë. Nuk prisja as ndihmë nga ai, pasi martesë zyrtare me te nuk kisha bere. Në vitet e para, kur ishim të dashuruar, as na shkonte ndërmend ta bënim martesën. Ai nuk kishte  asnjeri këtu në Athinë. As në kishë nuk shkonte dhe në përgjithësi, i urrente ceremonitë. “Do ta vëmë kurorën pasi te lindë fëmija”, më thoshte. E pranova këtë, por i propozova të bënim regjistrimin e martesës sonë në bashki. “Do të shkojmë në bashki pasi të bëjmë ADN-në e djalit”, me tha më vonë, kur i lindi fiksimi se djali nuk ishte i tiji. Edhe këtë e përtypa, edhe pse ishte shumë fyese për mua. Nuk kisha se çfarë të bëja. Por, më e keqja ishte se nuk pranonte te shkoja te beja ADN-në qe te provoja se djali ishte i tiji…

Kështu, mbeta në mes të katër rrugëve. Duhet të punoja për vete, për djalin dhe për mamanë e sëmurë. Fillova punë në një “Grigori” ku shisja byreqe e sanduiçe paradite dhe sherbeja si kamariere në një “Flokafe” pasditeve. Te dielave punoja neper shtepi, pastroja dhe hekurosja. Ishte e tmerrshme, nuk më dilte koha për asgje. Vetëm punë, punë dhe punë. Me duheshin paratë për mamane qe mbeti spitaleve dhe për të paguar një grua që kujdesej për të dy, edhe për mamanë, edhe për djalin. Mamaja bëhej përditë e më keq derisa e shkreta ndërroi jeta. Vuajti shumë. Kishte kancer në melçi. Harxhova shume për të, për doktore e ilaçe dhe gjithçka më shkoi kot. I kërkova ndihmë vëllait me anën e një njeriut tonë në Amerikë, por ai nuk u bë i gjallë. Çudi me atë njeri, si ndryshoi dhe si u transformua kështu!

Ditën që më vdiq ime më, mendova te kthehesha ne Shqiperi. Ta varrosja mamanë atje e të rrija aty përfundimisht. Po ku te shkoja, ku të mbytesha?! Nuk me priste asnje. Nuk kisha as shtepi e as te aferm përvec ca kushërinjve që u kisha harruar dhe emrin…

E hënë 28 dhjetor

Si sot, një vit më parë, fillova punën në “grafio” (zyrë). As vetë nuk e di si e mora atë vendim. Nuk mund te them se ishte nje vendim i çastit, edhe pse vendimi përfundimtar u mor në një të qindën e sekondës dhe nuk u kthye mbrapsht…

Gjithçka nisi një dite kur kisha djalin semure e isha duke punuar te “Grigori”, me sytë e mbushur me lot. Në dyqan nuk kishte njerëz. Ishte vetëm Nadja, një ruse që e kishte shtepine te pallati, në katin e parë të të cilit unë punoja. Ishte kliente e rregullt. Qe nje ruse shume e bukur, rreth te 20-ave që kishte edhe një vajze të vogël, jo më shumë se dy vjeçe. Ishte gjithnjë shumë e sjellshme dhe shumë e edukuar. Kristo, që punonte me mua në banak, kishte rënë në dashuri me të, por ajo nuk ia varte. Hutohej e bëhej lëmsh i shkreti Kristo, kur i shërbente asaj. Një herë, në vend që t’i hidhte bugaçes sheqer, i hodhi kripë. Në fakt, Nadja ishte vërtet shumë e bukur. Një bjonde tipike, me sy të shkruar e hundë të vogël, me një qafë të gjatë e me një lëkurë të holle e te lëmuar, kishte trup të përkryer. Po të isha mashkull, edhe unë do të bija në dashuri me të. Ate dite, kur me pa me sy te perlotur, Nadia më pyeti se ç’kisha, me nje butesi te jashtezakonshme, duke me prekur lehtë me dorë. Ia qava hallin, i thashë qe kam djalin e sëmurë në shtëpi, që punoja gjithe diten e dites dhe e shihja djalin veç në darke…

“Mos u mërzit, më tha, kur të mbarosh punën, ngjitu dhe pi një kafe tek unë. Pse, vetëm unë të pi kafe te ty?!”, me tha duke qeshur.

Kur mbarova punë, u ngjita lart tek ajo. Në fakt kisha nevojë të rrija, të qetësohesha pak derisa të shkoja te puna tjeter, kisha nevojë të flisja me dikë. Shtëpa e saj, ose më saktë, dhoma e saj, ishte…/Intervista

Vijon…