Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me acar dhe temperatura që shkojnë deri në -50 gradë Celsius, në Australi është shënuar muaji më i nxehtë. Për Janarin, temperaturat mesatare tejkalonin 30 gradë Celsius.
Ekspertët kanë thënë se i nxehti ekstrem është i paprecedent. Ditët e para të muajit Janar ishin më të nxentat, me temperatura që shkonin edhe mbi 40 gradë Celsius.
I nxehti ka shkaktuar zjarre të shumtë, ndërsa disa kafshë kanë ngordhur për shkak të thatësirës. Rekordi i temperaturave të larta në Australi ishte regjistruar në vitin 2013, por Janari 2019 ka shënuar një tjetër rekord.
Nga ana tjetër, SHBA-ja është goditur nga i ftohti polar dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar deri tani 21 viktima. /tvklan.al