Një mjeke është larguar nga puna për shkak të lidhjes së saj të përtej profesionit me një pacient që vuante nga kanceri. Theepa Sundaralingham 37 vjeç dhe pacienti ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram dhe më pas shkëmbyen numrat e telefonit.
Ata kishin dërguar mesazhe të shumta mes tyre, deri sa përfunduan duke kryer marrëdhënie në shtratin e spitalit. Mjekja ka humbur licencën e saj pas një seance dëgjimore ku u shqyrtua kjo ngjarje. Rasti ka ndodhur në Toronto të Kanadasë.
Duke folur për atë që ndodhi, pacienti tha: “Është shumë e vështirë për mua që të flas me dikë për këtë ngjarje. Unë jam mashkull dhe do të ishte e thjeshtë për mua që të thoja se pata marrëdhënie me mjeken time dhe dikush do të thoshte shumë mirë. Por, kjo nuk është gjë e mirë. Nuk është ky rasti, ndihem i abuzuar, dhe është shumë e vështirë për një mashkull që të thotë diçka të tillë për një femër. Zakonisht është e kundërta. Në atë kohë nuk isha në gjendje të kuptoja pasojat e marrëdhënies sime me mjeken”.
Mjekja 37-vjeçare i kishte kërkuar vazhdimisht pacientit që të fshinte mesazhet që kishin shkëmbyer bashkë në celular, duke i thënë që marrëdhënia e tyre duhet të ishte sekret, raporton britanikja “Metro”. Në një prej SMS-ve të dërguara pacientit ku i kërkonte që t’i fshinte, mjekja shprehej e shqetësuar nëse kolegët e saj do të mësonin për aferën e tyre seksuale.
Komisioni dëgjimor që e pushoi nga puna, urdhëroi mjeken edhe që të paguante për terapinë e pacientit të sëmurë me kancer, me argumentimin se e kishte shfrytëzuar atë për kënaqësi personale, kur i sëmuri ka qenë në fazën më të keqe të tij. /tvklan.al