Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet se arritja e një marrëveshje me Serbinë për kufirin është mëse e rëndësishme që ky shtet ta njohë Kosovën.
“Korrigjim kemi bërë edhe me Maqedoninë edhe Me Malin e Zi ka pasur kërcënime e dërgime mesazhesh jo të mira për shtetin tonë, por në fund e kanë kuptuar që marrëveshja ka qenë e drejtë.
Prandaj them se është tani koha që ta definojmë punën e kufirit me Serbinë.
Nuk ka njohje reciproke pa definimin e kufirit”,– u shpreh Thaçi.
Sipas tij, Kosova duhet të shohë me largpamësi, të mendojë për të ardhmen, e në këtë linjë premtoi se ka marrë siguri nga Serbia për njohjen e Kosovës nëse definohet kufiri mes dy vendeve.
“Serbia është e përfshirë në dialog, ka shprehur mundësi për njohjen e Kosovës edhe Rusia ka dërguar mesazh se nëse palët merren vesh ne do t’i mbështesim.
Ketë mesazh ma ka dërguar mua personalisht edhe Presidenti Putin”, tha Thaçi.
Thaçi foli ndër të tjera për një marrëveshje të hapur që mund të kalojë edhe nëpërmjet një referendumi ndërsa vendimmarrja i mbetet Kuvendit.