Një i moshuar rreth 67-vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u djegur me benzinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shijak mëngjesin e kësaj të mërkure .
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, por mësohet se forcat e rendit kanë nisur hetimet. Familjarët kanë thënë pranë forcave të rendit se nuk kanë mundur ta shpëtojnë 67-vjeçarin.
Viktima ishte banor i lagjes “Kodër”në Shijak. Për këtë ngjarje dyshohet se i moshuari kishte patur probleme psikologjikë, ndërkohë që familjarët kanë thënë se ai vuante nga depresioni prej disa vitesh.