Ballina Kronika 4 fëmijë digjen të gjallë, nëna dhe babai hidhen nga dritarja për...

4 fëmijë digjen të gjallë, nëna dhe babai hidhen nga dritarja për të shpëtuar

Mediat britanike kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku 4 fëmijë të një familje u dogjën të gjallë brenda shtëpisë së tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Stafford të Britanisë së Madhe.

Nëna bërtiti “foshnjat e mia, foshnjat e mia!” pasi u hodh nga dritarja e dhomës së gjumi për t’i shpëtuar një zjarri që vrau katër nga pesë fëmijët e saj.

Të gjithë fëmijët e djegur ishin nën 8 vjeç. Shkak i zjarrit raportohet se ishte shpërthimi i gazit dhe flakët më pas shpërthyen në të gjithë banesën, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

Viktimat e kësaj ngjarje ishin 3 djem dhe një vajzë. Sipas mediave britanike mbetën të vdekur: Riley Holt 8 vjeç, Keegan Unitt 6 vjeç, and Olly Unitt 3 dhe motra e tyre Tilly Rose Unitt 4 vjeçe.

Nëna 24-vjeçare, bashkëshorti i saj 28 vjeç dhe fëmija e tyre 2 vjeçar u dërguan në spital, ku po marrim mjekimin e nevojshëm. Ata kanë pësuar djegie dhe asfiksi nga tymi.

@tn.lajmelokale
@tetovanews