I riu shqiptar i cili humbi jetën në një aksident automobilistik sot në Itali është identifikuar.
Viktima është Manuel Toska, 20 vjeç i cili udhëtonte me një makinë “Alfa Romeo 147” në një rrugë provinciale që lidh Gallipoli me Sannicola, kur humbi kontrollin e mjetit.
Automjeti, përfundoi jashtë rrugës dhe më pas u përplas me një pemë.
Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit kur 20-vjeçari po shkonte drejt hipermarketit ku punonte.
Mësohet se ishin shoferë të rastit ata që njoftuan ambulancën.
https://youtu.be/GBOkpb97ctI
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JshjBUeWdYd_F2VWWHqmgoo