Dy shkupjanë në një punëtori kanë përpunuar dhe me mjet të përshtatshëm kanë konvertuar armë sinjalizuese në armë zjarri.
Policia ka dokumentuar shitjen e dhjetë armëve, ndërsa me urdhër për bastisje ka privuar nga liria dhjetë persona nga Kumanova, Shkupi dhe Tetova, tek të cilët ka gjetur dhe ka marrë pushkë automatike dhe të gjuetisë, 16 pistoleta, municion me kalibër të ndryshëm, telefona celularë dhe SIM kartela. Pistoletat i kanë shitur me çmim prej 250 deri në 400 euro.
Siç kumtoi MPB-ja, sot nga ana e BSP – Byrosë për krim serioz dhe terrorizëm pranë Sektorit për shuarjen e krimit të organizuar dhe serioz në bashkëpunim me Njësitin për trafikim të palejuar me armë, materie të rrezikshme dhe material radioaktiv pranë Sektorit për polici kriminale me mbështetje të Sektorit për forenzikë (OKTIV dhe OSPO) dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimi të organizuar dhe korrupsionit, është zbatuar aksion i koordinuar policor me qëllim të shuarjes së grupit të organizuar kriminal disa anëtarësh të përbërë nga persona nga Shkupi, Tetova dhe Kumanova, të involvuar në kryerjen e veprës penale “Përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe trafikim me armë ose materie spërkatëse”. Gjatë aksionit janë privuar nga liria F.A. (39), B.A. (34), N.M. (63), F.J. (32), A.A. (29), S.N. (48), B.M. (25) të gjithë nga Shkupi dhe Xh.R. (36) nga Tetova dhe S.I. (47) nga Kumanova.