– Doja një mendim nga ju, qoftë edhe nga stafi. Jam fejuar. Në fillim ajo më thoshte “jam e paprekur” derisa arritëm në marrëdhënie pas 4 muajsh, sepse isha jashtë shtetit. Nuk më linte në fillim e pas pak më tha që e kishin kap me zor. U çakordova nga fjalët e saj dhe, kur kryem marrëdhënie, na doli e zhvirgjëruar, diçka që e mohonte më parë e m’u betua për këtë gjë. Në fillim isha dashuruar shumë pas saj. Ju lutem, më thoni çfarë të bëj, të ndahem apo të vazhdoj me të? Një miku juaj.
- Kjo vajza, edhe sikur te mos ishte e virgjer me pare s’ka pse ta thoje qe “jam” sepse njeriu nuk matet nga ajo cipë (s’e kuptoj pse e ka fshehur) ndoshta ka pasur ndrojtje për ta treguar këtë (që e kanë kapur me zor, boo, s’e di ). Mendimi im është te ulesh dhe një herë me ate dhe t’i kërkosh të ta thote te gjithe te verteten siç është. Pastaj, ti vete duhet te vendosesh se çfarë të bësh. Ti, jo se nuk je i dashuruar shume pas saj, thjesht je zhgenjyer tani, por gjithsesi, fol perseri. Ajo s’duhet të ketë ndrojtje te tregojë se ka pasur nje lidhje dhe marrëdhenie; jane gjera normale. S’do të thote qe me ate qe duam do perfundojmë. Ndodhin dhe zhgenjime dhe ajo s’ka pse te rrinte me të, ndaj djali, mendohu dhe fol me të. Aulona
– Nuk e kuptoj, akoma me dilemen: “e virgjër apo jo?!”? Mendoj se është një gjë që i ka kaluar moda. Ndoshta ai djali ka të drejtë të insistojë te sinqeriteti i vajzës. Sa për dilemen “je e virgjër apo jo?”, tani është zëvendësuar me këtë tjetrën: “bën fëmijë apo jo?”… Eugena
– Bëj si të thotë zemra. Mos pyet 100 vetë se përfundimi del si të dish vetë. Vetëm zemra komandon. Jonida
– Jeta është një rrugëtim. Sa e gjatë apo e shkurtër është, këtë nuk e dimë. Në këtë rrugëtim të jetës, zemra është motorri, mendja, timoni. Drejtoju këtyre të dyjave se do ta gjesh vetë zgjidhjen. Çdo person tjetër është i tepërt në këtë vendim. Pranvera
– Në qoftë se do të jesh i lumtur për një ditë, “rebelohu”, në qoftë se do të jesh i lumtur për gjithë jetën, “fal”. Besa
– Në qoftë se atë vajze e dashuron vërtet, nuk ke pse merr mendimin e askujt, po me aq sa kuptoj, ti nuk e dashuron atë vajzë aq sa duhet. Prandaj, diskutojini hapur problemet me njëri-tjetrin dhe bëj ç’të thotë zemra, por kujdes, mos gabo se do dëmtosh veten dhe vajzën. Ju uroj gjithë të mirat! Bardha
– Po të thoshte që në fillim të vërtetën, do të isha shumë dakord. Çdo vajzë mund të besojë në një dashuri, mund të zhgënjehet apo të gënjehet prej saj e kjo nuk do të thotë që nuk mund të dashurojë përsëri e nuk mund të dashurojë pastër, me gjithë zemër. Shikoje në sy dhe kërkoji të të thotë të vërtetën. Jam i sigurtë se do ta kuptosh në ia vlen apo jo. Përsa i përket asaj punës së përdhunimit, këto vajzat e sotme e kanë bërë modë këtë shprehje, thonë: “më përdhunuan”, ose “u rrëzova dhe aty ishte një dru në tokë”… Altini
– Faleminderit për komentet, ama mendova se do të kishte shumë meshkuj që do të komentonin në këtë pikë. Si është e mundur që jo? Mos ndoshta javës tjetër duhet të përcaktojmë një temë mbi guximin e meshkujve? Intervista.
– Po ti, sa ishe jashtë shtetit nuk e kontrolloje fare se ça bënte sepse mund të ketë tradhtuar gjatë kohës që ti ke qenë andej e ca vajza kanë shumë guxim. Edhe një kuriozitet, sa vjeçe është e fejuara? Simpatikja
– Kjo është një pyetje që na e ka sjellë një lexues… ai kërkonte një mendim nga ne dhe ne po jua transmetojmë juve, pasi duke qenë miq mund të bisedojmë edhe si miq, apo jo? Ndoshta javës tjetër, lexuesi mund t’i përgjigjet pyetjes suaj. Domethënë, të na thotë sa vjeçe është e fejuara e tij… Intervista.
– Më lejoni të jap opinionin tim, miq të dashur. Unë mendoj që ajo çka ka ndodhur, ka ndodhur tashmë, mjafton që partnerja femër t’i qëndrojë besnike tani e tutje dhe kaq! Në qoftë se partneri mashkull beson në suksesin e jetës, vërtet ka për ta korrur atë, pasi duhet ta lëmë të shkuaren, ta gëzojmë të tashmen dhe të pretendojmë meritshëm për të ardhmen. Uroj, sa më pak divorce! Bejgu
– Përshendetje te gjithëve! Urime per pyetjen qe ka shtruar per diskutim miku tuaj. Sipas mendimit tim, duke qene se ka qene jashte shtetit, dyshimi duhet të kete ekzistuar kurdohere nga ana e djalit, por mendoj gjithashtu se mundet te jete edhe e vërtetë që e kane kapur me zor, sepse ne Shqiperi ka shume maniakë seksualë; sidomos mosha e trete te keput per keto gjera. Gjithashtu, persa i perket veprimit qe ti te besh, une te them kaq gje: Në qoftë se e do dhe shikon pergjigje te njejte nga ana e saj, domethënë, me te njejten monedhe, s’ke perse te ndahesh sepse ne fund te fundit, mos u nis per te vleresuar nje femer nga nje cipe asnjehere sepse ajo mund te kete edhe vlera te tjera shume te mira, te cilat duhet t’ia vësh ne dukje, kurse në qoftë se nuk e do, mund ta gjesh edhe si pretekst kete situate dhe te ndahesh prej saj. Të uroj fat dhe zgjedhje te mbare! Liria
Nga Intervista