Një 10-vjeçare ka humbur jetën pasditen e sotme në Durrës pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen NR. 17, në Durrës ku 10-vjeçarja me inicialet A.B., ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet pranë vendit ku ndodhi ngjarja si dhe momentet kur trupi i pajetë i vajzës zbritet nga tarraca e një godinë katër kateshe.
Ndërkohë, bëhet me dije se është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.