Sonte në “hapsanen” e Shutkës në Shkup janë dërguar Sasho Mijallkov dhe Bedredin Ibraimi.
Sipas informacioneve të para, ata janë dërguar në paraburgim me dy furgonë të policisë, ndërkohë që familjarë të tyre janë parë në hyrje të këtij institucioni.
Mijallkov dhe Ibraimi u dënuan me nga 3 dhe 4.5 vite heqje lirie në lëndën e Speciales “Titanik 2” për parregullësi zgjedhore.
Përveç tyre, u dënuan edhe kreu i PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish anëtarë tjerë të KSHZ-së me gjithsejt 20 vite heqje lirie por për ata u kërkua arrest shtëpiak.