Eliminatoret e Euro2020 do të nisin në malore për kombëtaren e drejtuar nga Christian Panucci. Kuqezinjtë do të presin në “Loro Boriçi” Turqinë, në një takim që premton spektakël. Gjithsesi, për teknikun Senol Gunes, Shqipëria nuk është rivali i duhur për të nisur këto eliminatore, pasi sipas tij rivalë të kombëtares turke janë Islanda dhe Franca.
Cilat janë objektivat e Turqisë në këto eliminatore?
Jemi në fillimin e një shkalle dhe në Shqipëri duhet të bëjmë hapin e parë. Nuk duhet të mbetemi në të kaluarën dhe nuk mund të mburremi me sukseset që janë arritur. Ne duhet të jemi si Franca, e cila mendon se si do të mbrojë suksesin. Ndërsa Islandën nuk e njihnim. Kur unë kam qenë në kryer të kombëtares kemi bërë vetëm një miqësore dhe e kemi fituar 4-0.
Edicioni fillon me transfertën ndaj Shqipërisë. Si e shikoni këtë takim?
Ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë e luftuar. E mira do të ishte që në ndeshjen e parë të fitonim. Është e rëndësishme që jemi më të mirë në letër se Shqipëria, por duhet ta tregojmë edhe në fushë këtë gjë. Nëse fitojmë dy ndeshjet e para dhe një prej atyre me Francën, mendoj se do të jemi para skuadrave të tjera.
Jeni i kënaqur me kalendarin e eliminatoreve?
Do të ishte më e mira të nisnim direkt kundër Francës dhe jo kundër Shqipërisë dhe Moldavisë, kështu do ishim më të motivuar. Francën dhe Islandën i kemi si rival në letër, por në fund do të luajmë kundër të gjithëve. Duhet të nisim duke superuar Shqipërinë, pasi janë shënjestra jonë e parë dhe duhet ta nisim mbarë, edhe për psikologjinë.”-përfundoi Gunes.