Ballina Kronika Ekzekutimi me breshëri plumbash i biznesmenit në Shkodër, ja detajet e ngjarjes

Ekzekutimi me breshëri plumbash i biznesmenit në Shkodër, ja detajet e ngjarjes

Qyteti i Shkodrës është tronditur sërish ku një 35-vjeçar është ekzekutuar më armë zjarri.

Sipas njoftimit të policisë, viktima është shtetasi Ferdinand Polia i njohur si biznesmen në këtë qytet.

“Sipas informacioneve të para është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa po levizte me një automjet”, sqaron policia.

Ai fillimishit u transportua i plagosur në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure (20 mars) në fshatin Grudë, tek vendi i njohur si Fusha e Aviacionit.

Polia është pronari i një bujtine në zonën e Thethit dhe gjithashtu ka qenë administrator i zonave të mbrojtura.

Ndërkohë nuk ka ende asnjë informacion për autorin.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.(TemA)

https://youtu.be/Jy2AjrVDhUA