Komuna e Sarajit nuk do t’i legalizojë platformat joligjore të Matkës, por nuk mund as që t’i shkatërrojë, pasi kanë kërkesë për legalizim. Këtë në takimin e sotëm me mediat e theksoi kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti.
“Ky është problem i vjetër me Matkën dhe jo rastësisht komuna është organ i vetëm, institucion i cili i pari u prononcua se ka tre objekte pa leje në lloj platforme. Qysh në deklaratën e parë tregova se nuk jam i prirur për legalizim për shkak se mendoj që nuk i plotësojnë kushtet për legalizim, por megjithatë duhet ta ruajmë procedurën”, deklaroi Bexheti.
Sipas tij, nuk është vetëm ky problem në Matkë dhe jam i bindur se në të ardhmen do të ketë, siç thotë, tensione për kompetencat në Matkë.
Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit hapi lëndë të re me të cilin do të veprojë siç arrijnë informatat – rasti i Matkës dhe paralajmëroi se do të kërkojnë informata, respektivisht dokumente nga komuna e Sarajit. Në lidhje me rastin e Matkës kanë vendosur të veprojnë për shkak se siç tha, institucionet janë shpallur për jokompetentë. (koha.mk)