Ballina Aktualitet Lajme ASH nuk do të mbështesë kandidatin maqedonas për president

ASH nuk do të mbështesë kandidatin maqedonas për president

Aleanca për Shqiptarët distancohet nga informatat se do të mbështesë kandidatin maqedonas në rrethin e dytë të zgjedhjeve. Nga partia thonë se çdoherë kanë punuar dhe do të punojnë për avancimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Aleanca për Shqiptarët nuk bën pazare politike prapa syve të opinionit as për zgjedhjet presidenciale, as për zgjedhjet lokale. Qëllimi ynë i vetëm është fitorja e shqiptarëve të sinqertë në të dyja garat që jemi futur. Aleanca për Shqiptarët asnjëherë nuk ka bërë partneritet zgjedhor me asnjë subjekt maqedonas, as që do ta bëjë një gjë të tillë në asnjë moment nëse e njëjta nuk është në shërbim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve, në harmoni me platformën politike të ASH dhe në transparencë të plotë me shqiptarët dhe opinionin e gjerë. Shqiptarët e dinë mirë se kush bën pazare dhe kush pret radhë në dyert e qeverisë pa asnjë marrëveshje parimore dhe transparente por vetëm për interesa të ngushta klanore apo për mbijetesë nga hipotekat e shumta”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Prej atje gjithashtu thuhet se lajme tendencioze kanë për qëllim të defokusojnë opinionin nga protesta e nesërme për Fetah Alimin, apo edhe nga suksesi i Blerim Rekës dhe Arben Agollit.

Artikulli paraprakKomuna e Sarajit nuk do t’i legalizojë platformat joligjore të Matkës
Artikulli tjetërDEBAT: “Mundësi për Shkupin: Në çfarë qyteti ne duam të jetojmë”