Presidenti Trump, ka njoftuar se ka hequr sanksionet mbi Korenë e Veriut, menjëherë pasi Departamenti i Thesarit të Shtetit i vendosi ato.
“U njoftova sot se Departamenti i Thesarit të SHBA-së ka vendosur sanksione shtesë, nga ato që tashmë ekzistojnë mbi Korene e Veriut. Unë kam urdhëruar që të tërhiqen këto sanksione shtesë” shkroi Trump në Twitter.
Sanksionet e Departamentit të Thesarit u vendosën ndaj një kompanie të anijeve kineze, që bën biznes me Korenë e Veriut. Këto sanksione sollën reagimin e qeverive në Kinë dhe Korene e Veriut.
Kur Sekretarja për Media, nga Shtëpia e Bardhë u pyet rreth deklarimit të Presidentit në Twitter, Sarah Sanders tha: Presidentit Trump i pëlqen Kim Jongu dhe nuk mendon se sanksione tjera janë të nevojshme”
Ky veprim i pazakonshëm I Presidentit vjen pas samitit që u mbajt në Vietnam, ku u takuan Presidenti Amerikan dhe Kryetari Koreano-Verior. Në këtë takim Kim Jong-Un kishte kërkuar që të hiqen të gjitha sanksionet, gjithsesi Trump e kishte refuzuar një kërkesë të tillë.