Në prag të fillimit të ciklit të ri kualifikues për Euro 2020, UEFA e ka përgatitur një reportazh për suksesin e Kosovës në Ligën e Kombeve dhe për pritjet në kualifikimet e rregullta të Evropianit nën moton “UEFA Euro 2020, ne po vijmë”.
Protagonistë të këtij reportazhi janë Fatos Berisha, tifoz dhe regjisor filmi, futbollistët Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu dhe përzgjedhësi Bernard Challandes.
Përfaqësuesja e Kosovës po përgatitet të nisë zyrtarisht fushatën kualifikuese të eliminatoreve të Euro 2020. Dardanët do të presin ditën e hënë, në Prishtinë, Kombëtaren e Bullgarisë.