Klubi i Tottenhamit është duke shfaqur interes për portierin e Lazios, Thomas Strakosha.
E përditshmja italiane “Il Messaggero” shkruan se klubi londinez e sheh gardianin shqiptar si pasues të Hugo Llorisit.
Si gjithmonë, presidenti i Lazios, Claudio Lotito është një negociator i vështirë dhe ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh për 24-vjeçarin.
“Il Messaggero” gjithashtu shkruan se Liverpooli kishte bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për shqiptarin në edicionin e kaluar, por lazialët e kishin refuzuar.