Një 21-vjeçare serbe është bërë lajm në mediat botërore për marrëdhënien e saj me të fejuarin me të cilin ka shumë vite diferencë.
Milijana Bogdanović ka lidhur jetën e saj me një 74-vjeçar dhe thotë se pavarësisht diferencës në moshë, janë të lumtur dhe kanë edhe një jetë të shëndetshme seksuale.
Milijana dhe Milojko thonë që fqinjët e tyre në Serbinë lindore janë të shokuar nga marrëdhënia e tyre, por shton se rëndësi ka që ajo vetë është e lumtur me të fejuarin.
Dyshja madje planifikojnë të krijojnë edhe një familje.
74-vjeçari iu nënshtrua një operacioni në zemër në dhjetor, por Milijana thotë se kjo nuk ka ndikuar në marrëdhëniet e tyre.
Ajo u shpreh: “Bëjmë seks pothuajse çdo ditë, nuk e kuptoj se çfarë ka të çuditshme këtu. Por, qëkur Milojko iu nënshtrua operacionit në zemër, më është dashur ta toleroj pak.”