Një autobus turistik ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në Greqi.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në autostradën Egnatia, ku sapo ka dalë nga stacioni i taksës rrugore në Rodopi Iosmos autobusi ka dalë nga kontrolli.
Bëhet me dije se autobusi transportonte 57 turistë shqiptarë ku ende nuk dihen shkaqet e humbje së kontrollit të autobusit.
Autobusi me targë shqiptare, vinte nga Stambolli në drejtim të Tiranës, kur sot rreth orës 12 ditës, shoferi humbi kontrollin e automjetit, duke goditur baren mbrojtëse dhe përfunduar në një kanal kullues të tokës bujqësore.
Për fat të mirë, pasagjerët nuk u plagosën dhe udhëtimi i tyre vazhdoi me një autobus tjetër.