Një grua shtatzënë u tmerrua kur ajo lindi foshnjën e saj me kokë të prerë, trupi i të cilit mbeti brenda.
Kagio Kgatla, 19 vjeç, e cila ishte shtatzënë gjashtë muajsh dhe priste fëmijën e saj të parë, u tmerrua kur vuri re që koka e foshnjës ishte shkëputur.
Asaj ju desh të priste edhe 24 orë përpara se të linde pjesë tjetër të trupit të foshnjës.
E reja synon të padisë spitalin Tambo në Boksburg, Afrikën e Jugut, ku ajo pësoi tmerrin e hidhur.
Znj. Kgatla tha se mjekët e kishin paralajmëruar se foshnja e saj ka gjasa të ketë disa anomali, citon “Daily Mail”.