Jo vetëm e bukur, jo vetëm artiste, por edhe me forcë dhe vullnet të hekurt.
Artistja ruse, Olga Kroitor, e çon artin e performancës në një tjetër nivel me disa nga veprat e saj, si “Fulcrum”, gjatë të cilit qëndroi mbi një shtyllë katër metra të lartë, dhe vetëm 40 centimetra në diametër, për më shumë se dy orë.
Një tjetër vepër me të cilën tërhoqi shumë vëmendje, ishte performanca pa titull, ku artistja e mbyll veten brenda një varri me kapak xhami, duke i lejuar spektatorët të shkelnin mbi të, teksa ajo rrinte e shtrirë dhe e zhveshur.
Në një tjetër performancë ajo u mbështoll pas një peme, duke krijuar një kukule, për të portretizuar kurthin ku futen të rinjtë që presin të kthehen në një flutur të bukur, por që gjithashtu mund të gjejnë vdekje dhe agoni.