India ka lëshuar një raketë në kuadër të një plani që synon ta bëjë vendin superfuqinë e katërt hapësinore, pas SHBA, Rusisë dhe Kinës.
“India ka bërë një arritje të paprecedentë sot”, tha kryeministri Narendra Modi.
Duke i paraprirë frikës së kthimit të hapësirës në fushë beteje mes superfuqive rivale, Modi tha se programi hapësinor i New Dehlit ka të bëjë me krijimin e një atmosfere paqeje e jo lufte.
Përparimi teknologjik i Indisë nuk duhet nënvlerësuar, thotë për RT analisti rus ushtarak, Mikhail Khodarenok. Ai përmend rastin e goditjes me sukses të një sateliti në 300 km. “India është e prirur për të hartuar sisteme të armëve antisatelitore. Ajo madje mund të marrë në konsideratë zhvillimin e një anije kozmike të aftë për të mbrojtur satelitët e saj”, thotë ai.
SHBA-të po punojnë me nxitim për anijen Х-37В, e cila mund të përdoret si “një luftëtar antisatelitor” në të ardhmen. Rusia po zhvillon sistemin e raketave anti-balistike “A-235” Nudol si dhe raketat S-500 dhe Kina ka një program të fshehtë për të hartuar armë me aplikime të ngjashme. (TemA TV)