Me këtë superautostradë tani mund të udhëtoni me makinë prej SHBA-së deri në Evropë.
Rusia ka propozuar një superautostradë që do përshkojë më shumë se 80% të botës, raporton The Siberian Times.
Sipas këtij raporti, presidenti i hekurudhave ruse ka propozuar nje plan për një autostradë masive që do përshkojë të gjithë Siberinë. Kjo do lidhte kufirin lindor të shtetit rus me shtetin amerikan të Alaskës, duke kaluar nëpërmes detit të Beringut që ndanë Azinë me Amerikën Veriore.
Kjo do mundësonte që qytetarët e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës të mund të shkojnë në Azi me anë të makinës së tyre.