Gjatë erërave të forta që kishin goditur rajonin Kadirli në Turqi, kamerat e sigurisë në një treg në Turqi kanë filmuar një moment të pazakontë – kur një burrë fluturon së bashku me çadrën.
Paniku që ishte krijuar në tregun Osmaniye gjatë 25 marsit, bëri që shitësit të vrapojnë për t’i shpëtuar produktet që i shisnin ku madje edhe arkat me para u “fluturonin”, por asnjëri prej tyre nuk kishte besuar se do të “fluturojnë” së bashku me çadrat, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar Mehmet Ali Canak dhe dy burra tjerë të cilët u munduan ta mbajnë në tokë çadrën duke qëndruar mbi të, por ishin erërat e forta që njërin prej tyre e mori bashkë me çadrën.
Si rezultat i këtij “udhëtimi” me çadër, Mehmet për disa sekonda kishte qëndruar 10 metra mbi tokë duke u përplasur në një shtyllë. E mediat turke raportojnë se erërat e forta kanë zgjatur vetëm 10 minuta, ku për fat të mirë Mehmet nuk ka pësuar lëndime të rënda.