Bëri xhiron e rrjetit së fundmi një foto e aktores së njohur Ajsi Xhaxhaj e cila shfaqej e mbuluar me shami teksa kishte pozuar brenda një xhamie.
Foto e saj ka ngjallur reagime të ndryshme tek ndjekësit në “Instagram”, të cilët Ajsi i ka sqaruar se në fakt ky nuk ishte një vendim i përhershëm, megjithatë nuk përjashtoi faktin që ajo i vizitonte xhamitë prej 5 vitesh.
“Kam shumë inboxe në lidhje me aktivitetim tim ditor sot. Kjo nuk është hera ime e parë në një xhami, pasi kam 5 vjet që vizitoj xhamitë e mrekullueshme në Tiranë sa herë më jepet mundësia. Sot u gjenda në Durrës, për të takuar miken time. Vizita në këtë Xhami që gjendet në plazh ishte rastësi. Përgatitja ime e vetme ishte të kisha një shami e t’a vendosja për respekt të vendit ku gjendesha. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por unë si Ajs, nuk dua të tregoj sa e devotshme jam. Të isha, do isha duke e ndjekur vazhdimisht me kënaqësi fenë Islame. Unë jam artiste dhe fakti që shkoj në xhami është për të qenë më pranë Zotit, asgjë më shumë. Nuk është se i vetmi moment që kujtoj Allahun është aty, pasi unë zgjohem e fle duke përmendur emrin e tij.”- shkruan Ajsi në postim.
“Kursejini opinionet nga mendjet tuaja të vogla, pasi në këtë rast nuk më fyeni mua, por Allahun, pasi AI vetë e ka thënë se nëse të bën t’a kujtosh në çdo çast, do të thotë se ai të do. Nuk ka rëndësi me thonj të bërë apo jo, me makeup apo jo, me krahët jashtë apo jo. Zoti ju mëshiroftë! Amin!”- përfundon aktorja.