Zyrtarë të Tajlandës kanë shpëtuar gjashtë elefantë të vegjël të cilët kishin ngecur në një pellg me baltë, të ënjtën, pasi u gjetën të bllokuar dhe në pamundësi për të dalë vetë.
Një video tregon se zyrtarët e Departamentit të Parqeve Kombëtare, të Zonave të egra dhe të Konservimit të Bimëve gërmojnë në një pellg me baltë në Parkut Kombëtar Thap Lan, rreth 160 km nga Bangkoku, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
Ata janë parë pastaj duke lëvizur shpejtë me hapa të shkurtë për të dalë nga gropa.
Zyrtarët dhe të pranishmit u dëgjuan tek brohorasin kur elefanti i fundit i gjen këmbët në tokë të fortë.