Patate të skuqura, kokoshka dhe hamburgera: dëshira për ushqime të kripura është e shkruar në neurone, sipas studimit të botuar në revistën ”Nature” nga një grup i Institutit Kalifornian të Teknologjisë (Caltech), që identifikoi qarqet nervore që ”ndriçojnë” duke ushqyer mallin për këto ushqime.
Studimi u krye në trurin e minjve laboratorikë, në sajë të shënuesve gjenetikë që lejojnë analizimin e aktivitetit të grupeve specifike të qelizave përmes stimujve të lehtë.
Sipas studiuesve, të koordinuar nga Yuki Oka, studimi mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se si trupi i njeriut rregullon nevojën për kripëra të tilla si natriumi, i cili është thelbësor për organizmin.
”Kjo, pasi ai është i përfshirë në aktivitetin kardiovaskular dhe transmetimin e impulseve nervore”, shpjegon Oka.
Por, natriumi, sipas studiuesve nuk mund të sintetizohet nga trupi dhe të futet në dietë. Prandaj, kur trupi bëhet i pakët, truri aktivizon sinjale specifike të oreksit që çojnë në një rritje të konsumit.
“Ne kemi identifikuar një ‘popullatë’ të qelizave të trurit tek minjtë që shërben pikërisht për të kënaqur këtë nevojë për natrium në trup dhe për të rregulluar nivelet e konsumit të tij”, theksoi Oka.