I barabartë me drogat, sheqeri krijon më shumë varësi sesa mund të krijojë kokaina. Sheqeri është aleati ynë në lidhje me funksionet esenciale vitale të trupit, por marrja e tij me shumicë, mund të krijojë probleme të shumta. Ngrënia e ëmbëlsirave është e kënaqshme dhe truri ndjen kënaqësi, padyshim. Për këtë arsye ai kërkon sërish, por sasia e kërkuar gjithnjë rritet. Probleme të ndryshme lindin për shkak të konsumit të tepërt: rritja e kolesterolit, rreziku i prodhimit të gurëve të veshkave, dhimbje koke migrenë, alergji e rritur, probleme të tretjes, por edhe ankth, depresion dhe vështirësi në përqendrim.
Shënoni atë që hani. Hapi i parë është mbajtja e një ditari ushqimor për të paktën një javë, në mënyrë që të kuptohet sasia e sheqerit të marrë në të vërtetë. Jo vetëm kaq, ne gjithashtu do të kuptojmë se sa sheqer mund të shmangim së shtuari, gjatë një dite.
Më mirë nëse ushqimi është integral. Konsumimi i më shumë ushqimeve integrale ndihmon në mbajtjen konstante të nivelit të sheqerit në gjak, gjatë tërë ditës. Nga ana tjetër, konsumi i dobët i këtyre ushqimeve çon në rënie të papritura të glukozës gjatë ditës. Trupi do të kërkojë automatikisht diçka të ëmbël për të kompensuar uljen e sheqerit në gjak, duke na çuar kështu të konsumojmë ushqimin e ëmbël të paradites.
Pini shumë ujë. Shpesh, dëshira për ëmbëlsira dhe ushqime me sheqer rrjedh nga dehidratimi, prandaj është e rëndësishme që gjithmonë të hidratoheni mirë. Pini disa gota ujë para se të hani një copë çokollatë. Përveç kësaj, është mirë që të pini një gotë me ujë sapo të zgjoheni në mëngjes, për të kompensuar dehidratimin gjatë natës.
Snacks po, por të shëndetshme. Kur ju keni nevojë për gjëra të ëmbla, hani një frut ose një fetë bukë. Kjo do të kompensojë dëshirat tuaja, duke mashtruar trurin tuaj në marrjen e asaj që keni kërkuar. Në fakt, ju keni ngrënë diçka me vlerë shumë më të lartë ushqyese, e cila me siguri do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe do të balancojë sheqernat në afat të gjatë, ndryshe nga ajo që do të ndodhë me biskotat.
Provoni ushqime të fermentuara të tilla si kos dhe kefir, por edhe lakër turshi. Në fakt, ushqimet e këtij lloji, sidomos nëse janë pak acidike, ndihmojnë për të luftuar ndjenjën e urisë. Përveç kësaj, një rregull tjetër i mirë është që të marrin ushqime probiotike ose shtesa të këtij lloji për të ribalancuar florën bakteriale. Kjo do t’ju ndihmojë jo vetëm me dëshirat e sheqerit, por edhe me rregullsinë tuaj të zorrëve.