E dashura e Cristiano Ronaldos ka mohuar thashethemet se është sërish shtatzënë.
Georgina Rodriguez ia vendosi fajin e shtimit të peshës faktit se ka ngrënë shumë makarona.
Mediat rozë njoftuan pak ditë më parë se modelja mund të ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë me yllin e futbollit. Por 25-vjeçarja është shprehur se thjesht ka ngrënë më shumë se ç’duhet ndaj barku i saj ishte i fryrë.
“Kam udhëtuar nga një avion në tjetrin dhe hëngra makarona për katër ditë rresht. Jam njeri. Hormonet ndikojnë tek unë dhe ende nuk jam rikuperuar nga lindja e mëparshme,”-tha ajo.
Georgina lindi vajzën Alana Martina më 12 nëntor 2017. Ajo është fëmija i parë i çiftit. Ndërsa Cristiano ka edhe tre fëmijë të tjerë të lindur me nëna zëvendësuese.