Një diamant i rrallë prej 88 karatësh është shitur te një koleksionues anonim nga Japonia për 11 milionë dollarë. Shtëpia e ankandeve e Azisë “Sotheby’s” njoftoi se diamanti është shitur për 13.8 milionë dollarë, përfshirë taksat.
“Zakonisht, nuk i fshehim emrat e blerësve tanë, por këtë na e ka kërkuar blerësi që është koleksionues nga Japonia. Diamanti do ta mbajë emrin e vajzës së pronarit, thotë Pati Wong, shefe e shtëpisë së ankandeve. Diamanti në formë ovale ishte zbuluar në një minierë në Botswana, shtet afrikan që siguron gati 40 për qind të tregut të diamanteve.
“Diamanti 88.22 karatësh është i përkryer në secilin kënd”, shpjegon Yvonne Chu nga shtëpia e ankandeve. Beteja e ofertave zgjati 10 minuta.