Mjekët në Australi kanë bërë mrekulli, duke i shpëtuar jetën një vajze 5 vjeçare, së cilës i kishte kaluar një bateri e vogël para gjashtë muajsh në fyt.
5-vjeçarja, Shaylah Carmichael gjashtë muajt e fundit kishte ngrënë shumë pak ushqim dhe kishte filluar të dobësohej. Fundjavën e shkuar pas problemeve me gëlltitjen, temperaturën, të vjellat dhe humbjen në peshë, prindërit e dërguan vogëlushen në spital.
Pasi i bënë një grafi, mjekët mbetën të tronditur kur kuptuan se një bateri e vogël e kishte munduar vajzën gjatë gjithë kësaj kohe.
Sipas tyre, objekti i kishte bllokuar fëmijës rrugën për në stomak si dhe kishte nisur ta gërryente fytin e saj nga brenda.
Pas nënshtrimit të një operacioni vogëlushes 5-vjeçare, iu hoq bateria që mbante prej 6 muajsh në fyt.
Deklarata e nënës – Nëna e saj, Kirra, 32- vjeç u shpreh e shokuar, pas lajmërimit të mjekëve.
Në një status në rrjetin social, Facebook nëna e vogëlushes shkruan se nuk mund të besonte se vajza e saj ishte ende gjallë.
“Ajo është duke bërë mire. Është një rrugë e gjatë për të. Unë thjesht nuk mund të besoj se vajza jonë e vogël ende është e gjallë. Disa fëmijë nuk janë aq me fat.”
Zonja Carmichael bëri me dije se vajza e saj, Shaylah ishte ankuar për dhimbje në fyt dhe se nuk ishte në gjendje të gëlltiste ushqimin e saj.
“Ajo humbi aq shumë peshë dhe sepse i duhej të zgjidhte se çfarë do të hante. Ajo ishte e lodhur dhe letargjike. Kam marrë videot e saj si dëshmi për ta parë e dëgjuar mjekët.”
Pas kësaj ngjarjeje nëna e Shaylahra, Kirra Carmichael kërkon që bateritë e vogla të ndalohen së tregtuari./OraNews/