Ballina Aktualitet Shqipëri Rama zbardh takimin me Palmer: Dakordësi të plotë!

Rama zbardh takimin me Palmer: Dakordësi të plotë!

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me zyrtarin amerikan Mathew Palmer. Në një postim në Twitter shefi i qeverisë ka treguar në vija të përgjithshme për çfarë bisedoi për më shumë se një orë me Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matheë Palmer”, shkruan Rama.

Zyrtari amerikan mbërriti sot në Tiranë, ndërsa u prit nga kryeministri Rama rreth orës 15:45.

Palmer pritet të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi ditën e martë, ndërsa në drekë është parashikuar takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe rreth orës 17:30 zyrtari amerikan do të pritet në Presidencë nga kreu i shtetit, Ilir Meta./Opinion.al