Ledri Vula ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “NIN”, ku foli për jetën e tij profesionale, personale dhe planet e së ardhmes. Reperi i njohur tregoi ndër të tjera se në të gjendet më e fortë se kurrë dëshira për të patur fëmijë. Ledri pranoi se kjo ndjesi i ka lindur nga shokët e tij, të cilët tanimë kanë krijuar familjet e tyre.
“Po, jam i gatshëm të krijoj familje. Nuk mund të mos jesh gati kur sheh shokët e tu me fëmijë. Unë luaj aq shumë me ta si t’i kem të mitë. Shoh ata që janë bërë prindër, them dua edhe unë! Ata mund të dalin me fëmijët e tyre, unë jo. Thonë që kur vjen në jetë një fëmijë ta ndryshon komplet jetën dhe unë dua ta provoj si është kjo ndjesi. Si ta ndryshon jetën fëmija”- u shpreh Ledri.