Sot motra Kardashian janë miliardere dhe mund të blejnë gjithçka që duan, por dikur gjërat ishin ndryshe.
Kim Kardashian ka rrëfyer se kur ishin adoleshente, ajo dhe motra e saj Khloe kanë vjedhur një palë syze “Dior” në një dyqan.
38-vjeçarja theksoi se ato u shpallën të pafajshme nga ligji për çështjen, por syzet i kanë mbajtur kujtim edhe sot e kësaj dite.
“Ne ishim në Hawaii dhe pamë dyqanin Christian Dior dhe askush nuk punonte atje … Ishte bosh dhe Khloe me të vërtetë i donte syzet Dior, kështu që i mori ato dhe ne u larguam”, tregoi Kim.
Khloe qeshte teksa kujtonte këtë episod aspak të këndshëm, ndërsa u shpreh se ende i ka syzet që ka vjedhur.