Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, sot po prekin majat e suksesit në skenën muzikore.
Madje, ka raste kur po diskutohet e krahasohet se cila është më e suksesshme, shkruan albinfo.ch.
Fillimisht Rita Ora u bë zë i njohur, por këtij suksesi shumë shpejt iu bashkua edhe Dua Lipa.
Por, në një intervistë dhënë për Express Summer të KTV-së, në vitin 2013, Dua Lipa tregonte se si ëndërronte të bëhej si Rita Ora, përcjell albinfo.ch.
“Ku me marrë, ku me marrë me u ba ma së pari si Rita, jemi shumë, shumë krenarë, edhe me mujt unë me u bazu në atë që ka ba ajo edhe me u ba edhe unë, ish kanë andërr për mua. Shumë kisha pasë qejf”, kishte thënë Lipa, përcjell albinfo.ch.
Tutje, në këtë intervistë, ajo thotë se Rita Ora është inspirim për shumë shqiptarë.