Ballina Aktualitet Lajme Menduh Thaçi e quan pengesë dhe joserioze kandidaturën shqiptare për president

Menduh Thaçi e quan pengesë dhe joserioze kandidaturën shqiptare për president

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë mbajti tubimin e rradhës në Reçicë të Vogël të Tetovës. Kryetari PDSH-së, Menduh Thaçi kërkoi angazhim maksimal në këto zgjedhje presidenciale, mobilizim dhe dalje masive në votime më 21 prill.

“ Duke votuar kandidatin qeveritar, Maqedonia e Veriut jo vetëm që rrumbullakson procesin e anëtarësimit në NATO, por bën një hap të rëndësishëm përpara drejt anëtarësimit edhe në Bashkimin Europian. Ka edhe kandidatura të tjera që janë paraqitur, të cilat jo vetëm që nuk janë serioze, por po shndërrohen edhe në pengesë për finalizimin e këtij procesi, ” theksoi Menduh Thaçi.(INA)