Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot e ka mirëpritur në zyrat e Lëvizjes stomatologun Arlind Ajruli. Dr. Arlind Ajruli vjen nga qyteti i Kërçovës ku edhe ka kryer shkollën fillore dhe të mesmen ndërsa ka diplomuar në fakultetin e mjekësisë, dega stomatologji në universitetin “Kiril dhe Metodi” në Shkup.
Kryetari Bilall Kasami e njoftoj nga afër Dr. Arlindin për platformën e Lëvizjes BESA, konceptin dhe rrugëtimin e Lëvizjes drejt ndryshimeve në politikbërje.
Intelektual dhe figura të jetës akademike po i bashkohen Lëvizjes BESA për t’a jetësuar dhe dërguar në vend idealin. Lëvizja BESA për çdo ditë rindërton themelet me figura të ndryshme profesionistësh.