Astronautët kanë realizuar fotografinë e parë të vrimës së zezë, e cila gjendet në galaktikën e largët.
Ajo pretendohet se ka 40 miliardë kilometra përreth, apo tre milionë herë më e madhe se Toka, duke u cilësuar nga shkencëtarët si “gjigante”.
Vrima e zezë është 500 milionë trilionë kilometra larg Tokës dhe është fotografuar nga një rrjet prej tetë teleskopësh në gjithë botën.
Këto detaje janë prezantuar nga revista shkencore, Astrophysical Journal Letters.
Profesori, Heino Falcke, nga Universiteti Radboud në Holandë, i cili ka propozuar kryerjen e këtij eksperimenti, ka thënë për BBC-në se vrima e zezë është gjetur në galaksinë e quajtur M87.
“Ajo çfarë kemi parë është më e madhe se gjithë sistemi ynë diellor”, ka thënë ai.
Profesori Falcke e ka përshkruar këtë vrimë si “unazë të zjarrtë”.