Në aksidentin e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, bëhet me dije se dy personat që humbën jetën janë murgesha nga Kosova të identifikuara si shtetaset Diana Mjeshtri 45 vjeçe dhe Luljeta Zefi 39-vjeçe, ndërsa 5 persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë.
Nga hetimet paraprake, sipas burimeve policore rezulton se mjeti tip “Fouristradë” ku udhëtonin 4 persona që kanë mbetur të lënduar, ka goditur në pjesën e pasme mjetin tip “AUDI” me targë 778 RA ku udhëtonin 3 murgesha.
Si pasojë e përplasjes dy murgesha humbën jetën, ndërsa shoqja e tyre Beta Mata 32 vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë. Fouristrada ka tentuar që të frenojë, por si shkak i shpejtësisë ka qenë e pamundur për të ndaluar apo për të manovuar.
Fouristrada ka përfunduar në kanal ndërsa fare pranë saj edhe mjeti tjetër i aksidentuar. 5 të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës.