Jean-Claude Juncker është vënë sërish në qendër të vëmendjen për shkak të veprimeve të tij në publik. Presidenti i Komisionit Europian ishte i ftuar për një vizitë zyrtare në Ruanda me rastin e 25-vjetorit të gjenocidit në vend ku humbën jetën 800 mijë persona.
Në rrjet po qarkullon një video ku Juncker merr shkopin me zjarr (që simbolizonte flakën e shpresës), por në vend që ta mbajë në një drejtim si të tjerët, ai e kthen atë drejt Zonjës së Parë Jeannette Kegame dhe për pak i vë flakën.
Reagimi i bashkëshortit të saj ishte i shpejtë duke i larguar shkopin Junckerit. Më pas i marrin rojet dhe i largojnë. Kjo nuk është hera e parë që Juncker është në qendër të vëmendjes për shkak të ‘bëmave’ të tij.
Kujtojmë që gjatë një takim me liderët e BE-së në fund të vitit 2017 ai u shfaq i dehur dhe nuk mbaante ekuilibrin.