Sonte tubimi i radhës i partive opozitare BESA dhe ASH në përkrahje të kandidaturës të pavarur të profesor Blerim Rekës, është mbajtur në qytetin e Kërçovës.
Krerët e dy partive opozitare përcjellën mesazhin se duhet përkrahur kandidatura e Blerim Rekës sepse është më e duhura dhe model që iu duhet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Kryetari Kasami theksoi se Kërçovarët kanë votuar për kandidatin shqiptar pa dallim bindja partiake, vetëm që Kërçova të mbetet e shqiptarëve.
“Kërçovarët kanë votuar për kandidatin shqiptarë që Kërçova të ngel e shqiptarëve, ndërsa sot ai person nuk e sheh të arsyeshme të përkrahë prof.Blerim Rekën”, theksoi Kasami.
Më tej Kasami tha se duan të na bindin se maqedonasit nuk janë të gatshëm të votojnë një shqiptar.
“Me fushatën e tyre duan të na bindin se maqedonasin nuk janë gati të votojnë një shqiptar. Ndërsa po detyrojnë shqiptarë të përkrahin një maqedonas. E pra kjo nuk ka të bëj me konceptin “shoqër për të gjithë”, përfundoj Kasami.