Ramë Blakaj 38 vjeç u gjet i pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Novosellë të Pejës, në shtëpinë që jetonte tash e 12 vjet.
Blakaj, imami i xhamisë në fshatin Novosellë të Pejës, dyshohet se humbi jetën nga rryma në kohën kur po bëhej gati të takohej me shokët.
Familjarët tregojnë se atë e kapi korrenti derisa po pastrohej në banje.
Në familjen Blakaj kjo është një humbje e madhe pasi që dy muaj më parë kishte ndërruar jetë edhe vëllai i madh i të ndjerit.
Ngjarja e papritur ka prekur edhe kolegët e Blakajt.
Ndërkaq, organet kompetente janë duke hetuar këtë rast.
Pëcjellja për në banesën e fundit të të ndjerit është bërë të premten në varrezat e Vrellës së Istogut./T7