Tubimin e radhës, dhe përmbyllës për kampanjën e zgjedhjeve residenciale, kandidati i pavarur Blerim Reka, i përkrahur nga kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte e kanë realizuar në qytetin e Tetovës.
Të pranishëm në këtë tubim, mysafir ishin edhe, Kryetari i Vetvendosjes, Albin Kurti, deputetët Albulena Haxhiu, Glauk Konjufca etj.
Në prani të një numri të madh të simpatizantëve, Kreu i BESËS KASAMI theksoi se: Shqiptarët do të kenë mundësi të zgjedhin shqiptarin më 21prill, duke votuar për prof Blerim Reka, pasiqë është e vetmja zgjidhje më e mirë për shqiptarët por edhe për të gjithë banorët e Maqedonisë së Veriut. Ky shtet mund të mbijetojë vetëm mbi parimin e partneritetit të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Çdo imporovizim tjeter është vetëm kthim në bashkim vllazërim kur çmimin çdoherë e kanë paguar shqiptarët ndërsa benefitet i kanë fituar maqedonasit.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, do të jetë më 21 prill, ndërsa prof Blerim Reka, garon me numrin rendor 1.