Gishti treguesi me të cilin, nëpërmjet votimit elektronik, zgjodhi simbolin e lotusit në vend të atij të elefantit, duke gabuar në këtë mënyrë partinë, u ndëshkua. Indiani 25-vjeçar, Pawan Kumar, në fakt, e ka amputuar atë. Shumë keq për zgjedhjet e fundit. Në një video, e cila u bë virale në mediat sociale, i riu tha për gjestin e tij. “U ndjeva i irrituar nga gabimi, nuk mund të kontrolloja emocionet e mia”.
Pawan Kumar ka theksuar se donte të votonte për lëvizjen e frymëzuar socialiste Bahujan Samaj Party, (Partia e Shoqërisë së Shumicës) në raundin e dytë të zgjedhjeve në shtetin e Uttar Pradesh. “Në vend të kësaj unë shtypa butonin me simbol tjetër, atë të partisë nacionaliste Hindu Bharatiya Janata Party (Partia e Popullit Indian”. Një gabim i konsideruar aq i pafalshëm, sa të meritonte amputimin e gishtit “fajtor”.
Simbolet përdoren pranë emrave të kandidatëve për të siguruar që edhe votuesit analfabetë mund të hedhin votën e tyre.