Policia e Dibrës ka vënë në pranga 3 persona që shpërndanin drogë në shkolla dhe lokale.
Në kuadër të operacionit të koduar “Dushaj”, vunë në pranga shtetasit me iniciale Sh. D., 23 vjeç, banues në Dushaj, Njësia Administrative Fushë Bulqizë, A.Gj., 24 vjeç, banues në Qytet i Ri Bulqizë dhe G. D., 30 vjeç, banues në Qytet i Vjetër, Vajkal, Bulqizë.
Policia sekuestroi doza me lëndë narkotike si dhe fara kanabis sativa.
23-vjeçari SH.D., merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe përgatitej për të kultivuar bimë narkotike.
“Gjatë kontrollit të ushtruar policia, 23 vjeçarit këtij shtetasi iu gjetën rreth 10 doza me lëndë narkotike si dhe një sasi farash kanabis sativa për tu kultivuar,”-raporton policia.
Ndërsa shtetasit A.GJ dhe G.D, dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në lokale.
“Gjatë arrestimit në një bar kafe në Bulqizë A.GJ dhe G.D iu gjet në tavolinë një qese ku brenda saj kishte lëndë narkotike të ndara në doza gati për shitje, rreth 30 doza,”- bën me dije policia.