Ballina Kronika Dy të rinj italianë gjobiten 27 milionë euro: Jemi viktimat e historisë

Dy të rinj italianë gjobiten 27 milionë euro: Jemi viktimat e historisë

Dy studentë 22-vjeçarë të shpallur fajtor për zjarrin që pushtoi një pyll në rajonin e Komos në Itali janë gjobitur me nga 13,5 milionë euro. Ata po konsumonin ushqime në zgarë në një pyll malor, në shtëpinë e gjyshit të njërit prej tyre, 30 dhjetorin e vitit të kaluar, kur nisi edhe zjarri.

Pavarsisht insistimit të prokurorëve që thonë se gjurmët e flakëve i çuan pikërisht në pronën ku po qëndronin dy shokët, njëri prej tyre iu tha mediave italiane se ndihej shumë keq për atë që kishte ndodhur, por shtoi se atë ditë pati shumë vatra zjarri, ndaj po përdoreshin padrejtësisht.

“Ne jemi viktimat e vërteta në këtë histori”, tha ai.

Gjoba kaq e lartë u llogarit bazuar në një formulë që përdoret për të vlerësuar dëmin e shkaktuar prej zjarrit, ndërsa avokati i studentëve tha se kjo gjobë ishte e pakuptimtë, pasi dihej që asnjëri prej tyre nuk e paguante dot, por prokurori i çështjes tha se ky ishte një sinjal që i duhej dhënë njerëzve për t’u treguar më të përgjegjshëm.

Zjarri i 30 dhjetorit zgjati disa ditë, duke shkatërruar rreth 1000 hektarë pyje në malin Berlinghera, ndërsa “La Stampa”, zbuloi se gjobat për zjarrvënie në atë zonë variojnë nga 118 deri në 593 euro për metër katror, çka do të thotë se edhe shuma totale që ata do të detyroheshin të paguanin mund të arrinte deri në 40 milionë euro./Opinion.al