Ky është Bledar Ibrahimi. Ai u dëbua nga Italia drejt vendit tonë në vitin 2016, por tashmë duhet të rikthehet aty pas një urdhër arresti ndërkomnëtar të lëshuar në vendin fqinj. Në atë kohë u zbuluan lidhjeve të tij me elementë radikalë si dhe kishte dyshime për vendosje të kontakteve me Shtetin Islamik.
“Corriere della Sera” i kushtoi atëhe një profil të gjatë Ibrahimit, pasi zbuloi se lidhjet e tij shkonin shumë thellë. Të dhënat dolën me ndalimin e një pakistanezi pjesë e grupit të shqiptarit. Ibrahimi mbërriti në Itali në moshën 20-vjeçare në një qytezë të Lombardisë, por e mohoi origjinën e tij duke u betuar si ushtar i Kalifatit.
Image result for bledar ibrahimi
Bledari ndërroi edhe emrin në Facebook, duke u quajtur Yahya Ibrahimi. Në të gjitha postimet ai kërkonte mbrojtjen e Allahut për kalifin e Bagdadit. “Corriere della Sera” shkruan se “emri i Bledar Ibrahimit është më kryesori e më i rëndësishmi në hetimet e antiterrorizmit italian”.
Sipas të njëjtave burime i riu shqiptar ka pasur një rol kyç mes grupeve radikale në Itali. Ai ka pasur kontakte me personave të arrestuar, të dëbuar dhe luftëtarë të ISIS. Në këto komunikime ai njihej me nofkën “profesori”.
Ai u edukua në Egjipt së bashku me motrën e tij dhe burrin e saj italian, por të gjithë u dëbuan nga aty për fundamentalizëm.
Kthimi nga Egjipti në Itali u bë nëpërmjet Frankfurtit gjë që ka ngjallur dyshime te antiterrori. Pas dëbimit edhe nga Italia ai jetonte në Elbasan me gjyshin e tij dhe e kishte të ndaluar hyrjen në vendet e BE për 10 vjet. Sipas policisë, Ibrahimi kërkohej nga drejtësia italiane, ndërsa cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në shtetin fqinj.
Arrestimi është bërë pas një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar në mars nga një prokuror italian “për pjesëmarrje në një organizatë terroriste”, tha policia, duke shtuar se i dyshuari do të ekstradohet në ditët në vijim. “Asnjë tolerim për kriminelët dhe fanatiket që importojnë luftë në Itali”, reagoi Mateo Salvini në rrjetet sociale.
Ndaj 28 vjeçarit në 15 prill Interpoli e ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar, sipas një vendimi të Prokurorisë, e cila e akuzon për pjesëmarrje në organizate terroriste. ©LAPSI.al