Një 69-vjeçare nga Arkansas në SHBA nuk i ka kontrolluar dot nervat, teksa ka zbuluar se bashkëshorti i saj ishte regjistruar në një kanal pornografik dhe i ka “zbrazur” duke e vrarë atë.
Patricia Hill qëlloi me armë bashkëshortin Frank në korrik të vitit të kaluar në hangarin e shtëpisë së tyre në Pine Bluff, Arkansas.
Frank ishte regjistruar në një kanal me pullë të kuqe disa herë dhe Hill e kishte anuluar. Por kur zbuloi se ai ishte regjistruar prapë bashkëshortja vendosi ta vriste.
Gruaja deklaroi në gjyq se shkoi me vrap në banesë, mori një pistoletë dhe u kthye në hambar duke qëlluar bashkëshortin dy herë. Pas vrasjes së burrit, 69-vjeçarja shkoi në shtëpinë e saj për të lajmëruar policinë dhe ambulancën.
Sipas saj tërheqja e Frank ndaj pornografisë ishte mëkat dhe fyerje ndaj Zotit.